Muzeu Etnografik

Berat, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase.

Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavijoni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh.

Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.

 

Adresa: Berat, Albania

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

Kisha e Shën Mëri Vllahernës është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit, e cila daton në shek. XIII-XIV.

Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V dhe VI. Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe e ndërtuar me teknikën klausonazh (gur i rrethuar me tulla), karakteristikë për kishat bizantine të shek. XIII-XIV.

Rindërtimi i kishës i përket shekullit të XVI. Nën dyshemenë e kishës ndodhet një sternë e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët. Nikolla Onufri e pikturoi kishën në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik.

Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Kostandinopojë.

 

Adresa: Berat, Albania

Informacion shtesë:

Kisha e “Shën Kollit”

Kuçovë Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kisha e Perhondise (Pendarhondia-s) eshte e sh. XI, dmth ndertuar rreth v. 1050, pra, me e vjetra nga ato qe jane ne kembe ne vendin tone, rindertuar mbi themelet e nj kishe paleokristiane (dmth te krishterimit te hershem, me gjase te sh. VI te eres sone) dhe paraqet veçori interesante arkitektonike, me gershetim te elementeve gotike dhe bizantine. Ajo u studjua nga ing. arkitekti, Prof. Aleksander Meksi, dhe u restaurua me kujdes, si monument i rendesishem kulture. Kisha mban emrin e Shen Nikolles dhe dikur gjendej brenda manastirit me te njejtin emer, qe, – sipas disa sondazheve te kufizuara, qe mundem te benim, duket te ishte djegur ne sh. XVI per arsye qe te panjohura e qe mbetet te hulumtohen. Sipas nje dokumenti, hartuar ne ket e manastir ne nentor 1399, del se Manastiri kishte dhe nje biblioteke te pasur e luksoze. Ky dokument, i kumtuar nga K. Papadhopulos, me 1884, ne Odese, ne Kogresin e VI Arkeologjik, qe hartuar ketu nga nga nje fare Danieli, prifti jeromonak dhe igumen i manastirit, ne prani te princ Teodor Muzakes III-te (Muzaka i dyte pat luftuar heroikisht dhe qe vrare ne betejen e Kosoves, 10 vjete me pare, pra me 1389), dhe te nje numuri autoritetesh fetare te larta te principates. Behet fjale per nje inventar te pasur dhe interesant sendesh e librash me vlere, qe do te çoheshi dhe siguroheshin ne kalane e Beligradit (Beratit), ne Manastirin e Shengjergjit, nga frika e dyndjes se afert te turqeve.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Kuçovë

Kuçovë Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kuçova ka qenë vendbanimi i hershëm Ilir i fisit Desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qenë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10 m gjerësi dhe 50 m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.
Përpara viteve 1990-te Kuçova bënte pjesë në rrethin e Beratit. Sot paraqitet si rreth me vete dhe kufizohet nga Berati në jug, Elbasani në veri dhe Lushnja në veri-perëndim. Kjo zonë ka një reliev kodrinor-fushor, klime mesdhetare me verë të nxehte dhe të thatë, dimër të ftohtë. Ky qytet ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të larte të regjistruar me 44,4 °C në korrik 1986.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

TEQJA E HELVETIVE

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Duket si nje projekt i frymezuar nga Mario Botta. Ne fakt nuk eshte ashtu. Vjen nga nje kohe e larget. Eshte teqja e Helvetive Berat. Mendohet se është ndërtuar në shekullin e XV dhe është rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në 1782. Përbëhet nga salla e faljes me planimetri katrore, një ambient i vogël për shërbesa fetare të veçanta dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë.
Tavani i sallës së lutjes është i ndërtuar me dru dhe i dekoruar me piktura të cilësuara si më të bukura të kohës. Ai është i dekoruar sipas stilit Barok të përshtatur në artin islam dhe është i veshur me fletë ari 14 c.

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

Ngrihet në pjesën e poshtme të lagjes Mangalem. Ajo i ka shërbyer rufetit të beqarëve, të esnafëve të ndryshëm të qytetit që, si një bashkim i zejtarëve të pamartuar, kryente dhe shërbimin e ruajtjes së rregullit dhe të rojës së natës në Pazar. Sipas mbishkrimit, xhamia është pikturuar në vitin 1827-28 (1243 h).

Xhamia është ndërtuar në terren të pjerrët prandaj rezulton me gjysmëkat. Ajo përbëhet prej dy vëllimesh nën të njëjtën çati, vëllimi kryesor në anën jugore, që ka një portik tri arkadash, tri galeri në pjesën e poshtme dhe hajati me arkada në anën veriore. Kati përbëhet nga salla e lutjeve dhe hajati apo portiku i hapur. Në sallën e lutjeve hyhet nëpër portik nga një rruginë në nivel më të ulët se dyshemeja e vetë portikut. Kjo ndodhet brenda një portali me gurë të gdhendur që ka mbi portë një dritare drejtkëndëshe, me përmasa 11-11,25 x 9,63-10,0 m. Salla, pas ndërhyrjeve restauruese, është mbuluar me tavan të riformuar. Salla ndahej në dy pjesë nëpërmjet një arkade treshe mbi dy shtylla druri. Në faqen jugore gjendet mihrabi si nike me prerje gjysmërrethi.

Salla e lutjeve është e shtruar me rrasa guri. Ajo ndriçohet me dritare të vendosura në dy radhë, në të katër faqet anësore. Të gjitha dritaret e radhës së poshtme janë drejtkëndëshe dhe të mbuluara me arkitrarë druri, ndërsa dritaret e sipërme, janë të mbuluara me hark gjysmërrethi në anën e jashtme dhe me arkitra të rrafshët në brendësi. Dy çifte dritaresh ka në krahun jugor në të dy anët e mihrabit, nga tre çifte në faqet lindore dhe perëndimore dhe katër dritare ajo veriore në të dy anët e portës së hyrjes për në sallën e lutjeve.

Portiku në anën veriore shtrihet më tepër se sa muri verior i sallës së lutjeve, dukuri që e kemi parë dhe në xhaminë Mbret po në Berat, ku krijohet një mjedis shtesë për faljen e besimtarëve. Po për këtë arsye një mihrab i dytë është krijuar në faqen e murit verior të sallës së lutjeve. Kështu, hajati qarkohet me arkada të plota nga anët jugore, lindore dhe perëndimore, dhe me harqe të veçantë në anën jugore, në pjesët ku lidhet vëllimi i sallës së lutjeve me arkadat. Në anën veriore arkada përbëhet prej 6 harqesh që mbështeten në dy pilastra, të cilat kanë formën e shkronjës “L” dhe pesë kolona. Në këtë anë ndodhet dhe hyrja për në portik. Arkada lindore përbëhet nga dy harqe që mbështeten në dy pilastra dhe një kolonë, ndërsa arkada perëndimore ka tre harqe, duke përfshirë hajatin dhe një dritare të sallës së lutjeve e duke arritur deri te bazamenti i minares.

Kolonat, të përbëra prej rrotullash guri, mbështeten mbi bazamente guri në formën e trungut të piramidës. Kapitelet mbi to, janë në forma pak më të zhvilluara. Harku, që mbështetet drejt e në kolonat, është në formë gjysmërrethi, i ndërtuar me gurë të skuadruar, të vendosur sipas rrezeve, pak më brenda faqes së murit mbi të. Ai qarkohet nga një hark tjetër më i ngushtë me gurë të vendosur sipas perimetrit.

Minarja ngrihet mbi bazamentin prizmatik dhe trupi i saj i ulët është shumëfaqësh e me kanelyra. Mbi të kemi kazanin e nxjerrë konsol ndaj trupit, nëpërmjet tullash dhëmbështare që dalin ndaj njëra-tjetrës.

Pjesa nën kat e xhamisë në anën jugore është në formën e një portiku tre pjesësh, ndërsa në anët e tjera, e mbyllur dhe sipas terrenit. Faqja jugore dhe pjesa mbi harqet e vegjël anësore të portikut është ndërtuar me gurë të gdhendur e me fuga të holla ndërmjet tyre. Muret e tjerë janë ndërtuar me gurë të papunuar, të nxjerrë në formacione shtresore. Pjesa me gurë të gdhendur ndahet nga pjesa mbi të, që i takon sallës së lutjeve, nëpërmjet një kornize guri. Të gjitha muret e tjerë (me përjashtim të portikut) janë të suvatuar dhe pikturuar me motive blloqesh kuadratik të rregullt. Kiel me të drejtë mendon se kjo mënyrë zbukurimi që imiton muraturën, e njëjtë me atë të xhamisë së sulltan Bajazitit II, ndihmon për të gjetur dhe datën e rindërtimit të saj. Me interes është zbukurimi i pjesës së sipërme, nën strehë, i mureve të sallës së lutjeve me pikturë murale. Ky brez është i ndarë në panele të veçantë të zbukuruara me motive bimore dhe peizazhe me pamje qyteti.

Piktura murale është aplikuar dhe në brendësi të sallës së lutjeve, e organizuar në dy breza horizontalë në pjesën e sipërme të mureve, piktura, që paraqesin pamje të sajuara qytetesh, ndërtesa e xhami si dhe zbukurime me motive bimore, me panele të veçantë e rrallë ndërtesa. Me përsëritjen e motiveve të përafërta, piktura luan një rol jo të vogël në njësimin e brendësisë dhe perceptimin më të lehtë të saj.

Xhamia e Beqarëve është një ndërtim me vlerat arkitekturore dhe me një vendosje interesante në ansamblin e lagjes dhe në terrenin e pjerrët. Në pamjet e jashtme ajo shquhet për vëllimin masiv dhe minaren e ulët, arkadën e përparme që, së bashku me pjesën mbi të, me gurë të gdhendur, është në rolin e një bazamenti për vetë xhaminë. Interesante është dhe vendosja e brezit të pikturuar nën strehët, që kurorëzon vëllimin e ndërtesës, duke vlerësuar më tepër dekorin. E parë në tërësinë e zgjidhjes arkitektonike ajo afrohet së tepërmi me arkitekturën popullore, duke u bërë pjesë e ansamblit. Gjithashtu me vlerë është dhe portiku me arkadat e tij, që fut në lojë një notë interesante në tërësinë e rrugicave dhe shtëpive pranë.

Ndërtimi i xhamisë së Beqarëve duhet të jetë bërë pak përpara vitit 1827, kur është pikturuar.

Për të njohur më mirë ndërtesën dhe historinë e saj, me interes janë të dhënat që na jep Vexhi Buharaja dhe që konfirmohen edhe nga Kiel, të cilat nxirren nga interpretimi i mbishkrimit të xhamisë. Shkruesi i vargjeve është poeti Arif Hikmet, i cili ishte edhe kryegjyqtari ushtarak (kadiasker) i Rumelisë. Nga mbishkrimi mësojmë se xhamia nuk është ndërtuar nga esnafi i beqarëve, por duket se u shërbente atyre si vend pushimi e faljesh. Xhamia është ndërtuar nga Sulejman Pasha, djali i Ibrahim Pashë Vlorës, që u bë guvernator në vitin 1824-25 (1240 h). Është me interes të shënojmë se në Berat ishte dhe xhamia e Ibrahim Pashë Vlorës, e cila u rindërtua pas tërmetit të vitit 1852, por Buharaja na thotë se, në dëshmi të shkruara të shekullit XVIII-të, xhamia përmendet me emrin e Beqarëve, domethënë nga Sulejman Pasha kemi pikturimin dhe ndonjë rindërtim të saj

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Berati

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Berati
Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P. Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P. Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Xhamis Mbret

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Tavani i Xhamis Mbret, Berat.
Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit është një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit e shpaluur monument kulture që në vitin 1948. Ajo është pjesë e kompleksit të Qendrës Islamike dhe është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II në fund të shekullit të XV. Përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minareja.

Në sallën e lutjeve tavani masiv i pikturuar, mafili i gjerë me dy kate i mbështetur mbi dy shtylla druri, mihrabi ne murin fundor dhe mimberi në anën e djathtë të mihrabit formjnë strukturën dekorative të saj. Në qendër të tavanit ka rozeta me mbishkrime të thënieve të ndryshme kuranore. Një frizë poshtë tavanit përmban 99 emrat e bukur të zotit.

Salla e lutjeve paraprihet nga një portik i hapur. Portiku ka tavanin e tij dhe në murin verior të tij ndodhet një tjetër mihrab në mënyrë që besimtarët e shumtë të mund të falen edhe në portik. Portiku është më i ri se Xhamia dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII nga Usta Dush Barka. Ai qarkohet nga një harkadë e mbështetur në kollona guri.

Pjesa e sipërme e minares është rindërtuar vitet e fundit ndërsa bazamenti i saj është ndërtuar me teknikë klausonazhi dhe është një prej elementëve arkitektonikë që i përkasin ndërtimit të parë të xhamisë në shekullin e XV. Nga jashtë Xhamia është tërësisht e suvatuar dhe mbi suvatim është vizatuar për të imituar muraturën e saj.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Kisha e Shen Triadhes BERAT

Rrugica Shën Triadha, Berat, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kisha e Shen Triadhes BERAT
Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Përbëhet nga naosi, narteksi dhe kthina e altarit.
Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës Bizantine si organizimi i vëllimit të brendshëm, zbukurimi dhe ndriçimi. Këto veçori së bashku dhe me ndërimin pyramidal, format dhe përmasat i japin asaj një pamje piktoreske. Elemetët arkitekturorë Bizantinë në kishë janë të gërshetuara dhe me elementë arkitekturorë perëndimor të së njëjtës periudhë.
Në brendësi ka dy kolona me kapitele të ripërdorura, të cilat mendohen të jenë marrë nga rrënojat antike të qytetit .
Në një mbishkrim të afreskut të kishës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 1302-1326. Sipas këtij shkrimi kisha duhet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV me mbështetjen financiare të Andronik Paleolog Asanit.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Xhamia E Kuqe

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Xhamia E Kuqe eshte nje nga xhamite me te vjetra qe ruhet ne qytetin e Beratit .
Aktualisht gjendet ne rrenojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore te njejten gjersi .
Minareja eshte e ndertuar ne anen e majte. Ajo eshte e vendosur ndryshe nga te gjitha xhamite sepse eshte e kushtezuar nga prania e mureve rrethuese.
Forma cilindrike e trupit te minares pa faqe eshte nje shfaqje shume e rralle ne arkitekturen e minareve tona.Teknika e ndertimit e perdorur per muret e objektit eshte ajo klausonazhit.
Datimi i xhamise paraqet veshtirsi .
Per nga teknika e ndertimit dhe nga vendodhja e saj mendohet te jete ndertuar ne fillim te shek.XV .
Xhamia i ka sherbyer karvaneve qe vinin nga lindja ne perendim dhe me vone i ka sherbyer garnizonit turk.

Informacion shtesë: