Muzeu Etnografik

Berat, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase.

Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavijoni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh.

Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.

 

Adresa: Berat, Albania

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

Kisha e Shën Mëri Vllahernës është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit, e cila daton në shek. XIII-XIV.

Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V dhe VI. Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe e ndërtuar me teknikën klausonazh (gur i rrethuar me tulla), karakteristikë për kishat bizantine të shek. XIII-XIV.

Rindërtimi i kishës i përket shekullit të XVI. Nën dyshemenë e kishës ndodhet një sternë e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët. Nikolla Onufri e pikturoi kishën në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik.

Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Kostandinopojë.

 

Adresa: Berat, Albania

Informacion shtesë:

TEQJA E HELVETIVE

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Duket si nje projekt i frymezuar nga Mario Botta. Ne fakt nuk eshte ashtu. Vjen nga nje kohe e larget. Eshte teqja e Helvetive Berat. Mendohet se është ndërtuar në shekullin e XV dhe është rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në 1782. Përbëhet nga salla e faljes me planimetri katrore, një ambient i vogël për shërbesa fetare të veçanta dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë.
Tavani i sallës së lutjes është i ndërtuar me dru dhe i dekoruar me piktura të cilësuara si më të bukura të kohës. Ai është i dekoruar sipas stilit Barok të përshtatur në artin islam dhe është i veshur me fletë ari 14 c.

Informacion shtesë:

Xhamia E Kuqe

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Xhamia E Kuqe eshte nje nga xhamite me te vjetra qe ruhet ne qytetin e Beratit .
Aktualisht gjendet ne rrenojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore te njejten gjersi .
Minareja eshte e ndertuar ne anen e majte. Ajo eshte e vendosur ndryshe nga te gjitha xhamite sepse eshte e kushtezuar nga prania e mureve rrethuese.
Forma cilindrike e trupit te minares pa faqe eshte nje shfaqje shume e rralle ne arkitekturen e minareve tona.Teknika e ndertimit e perdorur per muret e objektit eshte ajo klausonazhit.
Datimi i xhamise paraqet veshtirsi .
Per nga teknika e ndertimit dhe nga vendodhja e saj mendohet te jete ndertuar ne fillim te shek.XV .
Xhamia i ka sherbyer karvaneve qe vinin nga lindja ne perendim dhe me vone i ka sherbyer garnizonit turk.

Informacion shtesë:

Xhamia e Plumbit

Berat Albania

Përshkrimi i biznesit:

Xhamia e Plumbit (Berat)
Xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua në vitet 30 të sheullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë kur qyteti i Beratit fillon të rimëkëmbet duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme administrative dhe fetare në suazën e Perandorisë Osmane.

Monumenti ngrihet në qendër të qytetit dhe u ndërtua me porosi të feudalit Ahmet Bej Uzgurliu, i cili mendohet të jetë pinjoll i Skurajve[1]. Udhëtari osman Evlia Celebi kur shprehet për listën e ndërtimeve të Ahmet Beut në qytetin e Beratit, pas përshkrimit të vetë xhamisë, si një xhami e ndërtuar me gurë të gdhendur, mbuluar me plumb, me minaren elegante dhe një portik me shtatë kupola mbuluar me plumb edhe ato, na thotë se ajo ishte pjesë e një kompleksi të përbërë nga pazari, medreseja, imareti (mensë publike), shkolla, banja e cezmja. Elementët përbërës arkitekturor të monumentit janë: salla e lutjeve në formë katrore me kupolë, portiku nga ana veriore dhe minareja e lartë dhe e hollë punuar në bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit. Në brendësinë e saj karakteristik është ndricimi i bollshëm nga prezenca e shumë dritareve.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Kanionet e Çorovodës

Çorovodë Albania

Përshkrimi i biznesit:

Grykat e Osumit, të njohura ndryshe edhe si “Kanionet i Skraparit”, është kanioni më i madh lumor në Shqipëri. Ai gjendet në rajonin jugor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Beratit, Rrethi i Skraparit. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit.

Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.

Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit, nga ku pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë.

Në muret vertikale të kanionit ka mjaft guva e zgavërime të formuara nga proceset e karstit. Midis tyre dallohet “Vrima e nuses”, që ndodhet 800 m në afërsi të fshatit të Bigazit dhe që është një zgavër apo ndoshta një shpellë karstike në formën e një galerie me gjatësi 7 – 8 m dhe diametër rreth 2 m. Me siguri në muret vertikale gëlqerore ka edhe shpella të tjera shumë më të mëdha, të cilat presin eksploratorët për t’i zbuluar dhe evidentuar vlerat e tyre të shumta.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi i biznesit:

Ura e Goricës ndodhet në qytetin e Beratit në Shqipëri. Ura e Goricës është një nga më të vjetrat në vend, njëkohësisht llogaritet dhe monument kulturë. Ura është ndërtuar që në shekullin XVIII. Ajo ka qenë fillimisht prej druri. Më pas, në vitin 1780, në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Sipas dokumentacioneve të shkruara arkivore, Ura pati një rindërtim thuajse të plotë gjatë viteve 1920-1930. Ajo ka një gjatësi 129.3 metra dhe gjerësi 5.3 metra. Përbëhet nga 7 harqe të cilat kanë hapësira që lëvizin nga 9 deri në 16.7 metra. Siç mund ta dini, lidh lagjen Goricë me pjesët e tjera të Beratit dhe rrugën e Këlcyrës. Lartohet deri në 10 metra mbi shtratin e Osumit.

Më 1927 ndërtimi i urës iu besua nga qeveria e asaj kohe një ndërtuesi të ri nga Italia i cili pasi kreu punimet vetëm për njërën këmbë të urës, nga mungesa e eksperiencës nuk po vazhdonte më tej në ngritjen e harqeve të urës.Në këtë kohë këtij inxhinieri i shkoi në ndihmë mjeshtri oparak Hamza Molla nga fshati Gjonbabas(Korçë) për ndërtimin e harkut të parë të urës.I befasuar nga zotësia e mjeshtrit, inxhinieri kërkoi që t’ia besonte ndërtimin e urës dhe vetë të largohej në Itali. Ai i rekomandoi që kjo punë t’i besohej kryemjeshtrit Mahmut Belul Lekasi, i cili së bashku me Hamzain dhe mjeshtër të tjerë nga Opari e përfunduan ndërtimin e urës brenda vitit 1927.

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

Ulur në një prag të shkëmbit poshtë kështjellës është kisha e shekullit të 14-të e St Michael (Shën Mihell) e pozicionuar me mjeshtëri, më së miri e shikuar nga lagja Gorica përgjatë lumit. Për të arritur këtu duhet të ndiqni një rrugë të ngushtë zigzagging që fillon në argjinaturën e lumit, megjithëse trishtim kisha është mbyllur normalisht.

Informacion shtesë: